I. Hyrje
Një pjesë e rëndësishme e sistemit gjyqësor
është administrimi i gjykatave. Administrimi i
gjykatës ka të bëjë me organizimin e jetës
së përditshme të secilës gjykatë. Midis
detyrave që bëjnë pjesë në administrimin e
gjykatës mund të përmendim:
1) Drejtimi i Gjykatës: rotacioni i gjyqtarëve administratorë
ose i
kryegjyqtarëve të cilët kanë autoritetin për
t置 caktuar çëshjtet gjyqtarëve të tjerë.
Emërimi ose zgjedhja e gjyqtarëve në pozicione drejtuese
( pozicioni i gjyqtarit
administrator ose kryegjyqtarit) është çështje
që lidhet me drejtimin e gjykatës.
2) Roli i Gjyqtarit: cili është roli i gjyqtarit, sidomos
në lidhje me prokurorin,
avokatin mbrojtës, avokatët privatë dhe palëve
ndërgjyqëse.
3) Statistika dhe Buxheti: Kush vendos se cili është përgjegjës
për përpilimin e
statistikave gjyqësore dhe kush është përgjegjës
për përcaktimin e buxhetit
gjyqësor.
Duhet të kemi parasysh që megjithëse probleme specifike
të administrimit të gjykatave
mund të adresohen në një kushtetutë nuk është
e pazakontë që shumë nga problemet që
kanë të bëjnë me administrimin e gjykatave të
specifikohen në ligje e rregullore mbi
gjyqësorin të cilat egzistojnë të ndara nga kushtetuta.
II. Drejtimi i Gjykatës: Shpërndarja e Çështjeve
Kush duhet të bëjë caktimin e çështjeve për
gjyqtarë të veçantë dhe si duhet të realizohet
shpërndarja e çështjeve? Në shumë
sisteme gjyqësore gjykatat kanë një gjyqtar
administrator ose një kryegjyqtar i cili merr vendimet që
kanë të bëjnë me shpërndarjen e
çështjeve. Megjithatë, në vende të
tjera nuk është e pazakontë që gjykatat të kenë
një
punonjës detyra e vetme e të cilit është administrimi
dhe shpërndarja e çështjeve. Një
nga detyrat e kryegjyqtarit, gjyqtarit administrator apo punonjësit
do të jetë njohja me një
çështje dhe caktimi i gjykimit të saj nga një
gjyqtar i caktuar. Gjykimi i një çështjeje të
vetme mund të kryhet nga më shumë se jë gjyqtar
në disa raste të veçanta. Për shembull,
një çështje mund t段 caktohet një gjyqtari për
veprime pre-gjyqësore (kërkesa të gjykatës
për urdhëra të gjykatës përpara gjyqit).
Mund t段 caktohet një gjyqtari tjetër për
mbledhje pre-gjyqësore (takime zyrtare ose jo-zyrtare me një
gjyqtar për të diskutuar
aspekte të veçanta të çështjes dhe për
të gjetur zgjidhje të mundshme të çështjes).
Më në
fund, një çështje i caktohet një gjyqtari për
ta gjykuar atë në gjyq.
Problemi më i rëndësishëm për sa i përket
vendimeve që merren për shpërndarjen e
çështjeve, është që personi i cili shpërndan
çështjet ta realizojë këtë detyrë në
mënyrë të
drejtë e të paanshme. Personi që shpërndan
çështjet, qoftë ky kryegjyqtari, gjyqtari
administrator i rradhës apo punonjësi tjetër, duhet
të jenë të sigurtë në mënjanimin e çdo
konflikti interesash qofshin këto evidente ose jo. Nuk duhet
të ekzistojë asnjë rast që të
dëshmojë për favoritizëm në caktimin e secilës
prej çështjeve gjyqtarëve të ndryshëm.
Një nga metodat që sigurojnë drejtësinë dhe
paanësinë në shpërndarjen e çështjeve është
ajo e rotacionit të gjyqtarëve ose punjonjësve të
tjerë. Cdo gjyqtar i distriktit, ose çdo
punonjës i kualifikuar do të ketë mundësinë
të marrë vendime që kanë të bëjnë me
shpërndarjen e çështjeve. Rotacioni i individëve
që janë përgjegjës për shpërndarjen e
çështjeve, shpresojmë se do të sigurojë
faktin që asnjë person të mos akumulojë shumë
kontroll në këtë proçes.
Metoda e përzgjedhjes, megjithëse e rëndësishme,
ka të ngjarë të jetë më pak e tillë se
rotacioni i personave që marrin vendime. Megjithatë,
metoda e rotacionit duhet të
konsiderohet në mënyrë të kujdesshme. Zakonisht
ka dy rrugë për të përzgjedhur
gjyqtarin (metoda e përzgjedhjes së një punonjësi
është zakonisht më pak e rëndësishme
sepse kryegjyqtari do të ketë autoritetin të vendosë
përfundimisht). Gjyqtari mund të
përzgjidhet ose nëpërmjet votës (të fshehtë
ose jo) të gjyqtarëve të tjerë ose nëpërmjet
emërimit. Emërimi mund të bëhet nga një
gjyqtar që është përgjegjës për problemet
administrative ose prej dikujt nga egzekutivi ose nga legjislativi.
III. Roli i Gjyqtarit
Cili është roli i gjyqtarit? Shumë njerëz
do të përgjigjeshin: është zgjidhja e konflikteve
midis njerëzve që nuk bien dakord. Këta njerëz
do të kishin të drejtë. Por, ashtu siç
ndosh shpesh në sistemin ligjor, çështja është
më e komplikuar se kaq.
Gjyqtarët shpesh e gjejnë veten duke punuar me të njëjtët
juristë, qofshin këta prokurorë
apo avokatë privatë. Megjithatë, fakti që
gjyqtarët njohin juristët e përfshirë në çështje
nuk duhet të ketë ndonjë ndikim mbi gjykimin e çështjes
apo mbi vendimet e mundshme.
Në qoftë se gjyqtari e ndien se marrëdhëniet e
tij me një avokat të veçantë janë shumë
të
ngushta, shumë personale, ai duhet të tërhiqet vetë
(të mos i gjykojë) nga çështjet në të
cilat është i përfshirë edhe avokati. Gjyqtari
duhet të veprojë kështu edhe në rastet kur
në çështjet që ai gjykon është i përfshirë
ndonjë prokuror me të cilin gjyqtari është shumë
i lidhur.
Të gjithë gjyqtarët duhet të paraqiten, dhe në
fakt të jenë, krejtësisht të paanshëm në
pozicionin e tyre si gjyqtarë. Roli i tyre i shëndoshë,
i drejtë dhe vetëm gjyqësor, u
garanton të gjitha palëve në konflikt shansin për
t置 dëgjuar dhe për të bërë të njohur
pozicionet e tyre. Pa dyshim, çdo lidhje e gjyqtarit me
secilin nga pjesëmarrësit në
çështje, e cila do të ndikojë në paanësinë
e gjyqtarit duhet të bëhet e njohur dhe gjyqtari
nuk duhet ta gjykojë çështjen.
IV. Statistikat dhe Buxheti
Një çështje tjetër që lidhet me administrimin
e gjykatave është problemi se kush duhet të
përpilojë statistikat dhe të vendosë për buxhetin
dhe në ç知ënyrë duhet të kryhen këto
detyra. Ndërsa kjo çështje mund të duket
jo shumë e rëndësishme, me natyrë
burokratike dhe e mërzitshme (dhe në shumë pikëpamje
kjo është e vërtetë), kjo çështje
është gjithashtu shumë e rëndësishme.
Përse? Sepse personi që kontrollon statistikat,
kontrollon buxhetin. Dhe personi që kontrollon buxhetin
(dhe secili ka të ngjarë të ketë
pasur eksperiencë me buxhetin) kontrollon madhësinë
dhe fuqinë e gjykatës.
Për këtë arsye është e rëndësishme
që ata të cilët kanë kontrollin mbi financat (buxhetin)
dhe statistikat e sistemit gjyqësor të jenë të
paanshëm.
V. Konkluzion
Pyetja nëse administrimi i gjykatave është çështje
kushtetuese vazhdon të egzistojë. Në
disa, për të mos thënë në shumë vende
administrimi i sistemit gjyqësor mbetet një çështje
dhe detyrë burokratike e pa specifikuar në kushtetutë.
Megjithatë, duke patur parasysh
brishtësinë e sistemit gjyqësor Shqiptar mund të
jetë e nevojshme që disa ose të gjithë
aspektet e administrimit të gjykatave të specifikohen në
Kushtetutën shqiptare.
Pavarësia e gjyqësorit është çështje
me rëndësi jetike për çdo shoqëri demokratike.
Në
qoftë se sistemi gjyqësor shqiptar nuk është i
fortë aq sa administrimi i gjykatave të mos
ndikohet nga politika, atëherë mund të nevojiten dispozita
kushtetuese shumë të
detajuara. Do t置 mbetet shqiptarëve të vendosin se
sa mbrojtje kushtetuese i nevojitet
sistemit të tyre gjyqësor.
Përgatitur nga Përfaqësuesi i CEELI-it John Kelley
Organizata e Juristëve Amerikanë (ABA) Iniciativa Ligjore
për Europën Qëndrore
dhe Lindore (CEELI)
Rr. Ismail Qemali, Pall. 34, Ap.2
Tel: 355 42 346 24
Fax: 355 42 331 97
E-mail: [email protected]