Analiza e Çështjes: Kushtetuta Shqiptare
 

Çështja e diskutuar këtu, urtësia dhe gjykimi i drejtë për të instaluar garanci të të drejtave
specifike si (sigurimet shoqërore; kujdesi shëndetsor) brenda kushtetutës, ngre një numër
të madh pyetjesh ligjore, politike, institucionale dhe interpretuese.  E diskutuar në terma
pragmatikë,  cilat forma të garancive kushtetuese do të jenë  politikisht të bazuara për
gjeneratat  të afta, për të detyruar qeveritë dhe maxhorancat e tashme e të ardhshme?
Cilat arsyetime a marrëveshje të epokës së një kombi kanë më tepër të ngjarë të
pranohen si themelore dhe të përhershme, dhe cilat vetëm si autoritet tranzitor?

I.  Së pari, një shqetësim themelor është përshtatshmëria e mbrojtjes së përcaktuar të  të
drejtave sociale dhe/ose ekonomike brenda një kushtetute.  Mund të diskutohet fakti, se
do të ishte e mira që dispozitat kushtetuese të jenë të kufizuara për të siguruar organizimin
themelor institucional/politik të rregullimit të kompetencave për  zbatimin e politikave
(probleme të sovranitetit, përgjegjësisë, ndarjes së pushteteve, (sistemit të kontrollove
dhe ekuilibrimeve), dhe federalizmit së bashku me të drejtat themelore të shtetasve.  Këto
të fundit janë zakonisht më  shumë të konceptuara, sidomos në shoqëritë perëndimore, si
garanci të lirisë p.sh: liritë politike dhe shoqërore të mbrojtura nga ndërhyrja shtetërore (
format e lirisë negative), se sa mund të jenë të shprehura liritë pozitive, pretendimet
jo-politike ndaj dispozitave qeverisëse ose sigurimit të disa përfitimeve ose kushteve
(shpesh me përparësi në sistemet socialiste).  Këto të fundit në traditën historike
perëndimore, përgjithësisht, nuk janë parë si të krahasueshme, në kuadrin e
pandryshueshmërisë dhe  përparësisë morale absolute.  Në të vërtetë, ngritja e garancive
sociale dhe ekonomike në nivelin e lirive themelore është kritikuar për krijimin e konfliktit
midis kategorive të ndryshme të të drejtave, për të mos thënë barazimin e të drejtave me
privilegje të thjeshta ose me legjislacione tranzitore politike.  Kjo ka qenë gjerësisht e
kuptuar në perëndim, sidomos në  traditën kushtetuese anglo-amerikane, si zvogëlim i
statutit suprem të zgjedhur,  kufizim i lirive personale thelbësore të gjykuara gjerësisht si të
padhunueshme nga çdo maxhorancë vijuese demokratike ose nga ekzigjencat politike.
Arena kushtetuese  mendohet shpesh si e rezevuar vetëm për udhëzimet morale
thelbësore të lirive personale dhe kufijve të pushtetit shtetëror.  Një konsensus i tillë,
përsa i përket një sfere të drejtash të përcaktuara, përtej rregullit të  maxhorancës ose
proceseve normale demokratike, ka qenë rrallëherë i lidhur me parimet ekonomike ose
sociale.

Një çështje e lidhur me sovranitetin popullor dhe përgjegjësinë i përket faktit se kush do
të vendosë se cilat të drejta janë parësore.  A duhet t’i jepet fuqia një maxhorance të
vetëmbyllet,  të specifikojë dhe të kodifikojë supozime sociale dhe ekonomike për gjithë
kohën, duke mos qenë  subjekt i proceseve dhe debatit demokratik, shqyrtimit legjislativ,
ose ekuilibrit të  nevojshëm të  përparësive, nevojave, dhe  çmimit që duhet të paguajë
secila gjeneratë pasuese?


Megjithatë, ekzistojnë  kundërargumenta të fuqishme  në mbrojtje të statusit kushtetues të
garancive për të drejtat.  Të tilla parime do të paraqitnin më të qëndrueshmen, më të
parevokueshmen (përveç mundësisë së amendimit kushtetues) siguri të detyrimeve kritike
sociale dhe ekonomike shtetërore ( të aktivizuara nga e drejta, dhe jo privilegji)  kundër
ndryshueshmërisë së opinionit të maxhorancës, ose kundër ekzigjencave
socialekonomike.  Ato gjithashtu paraqesin një fortesë mbrojtëse në emër të segmenteve
më të nevojshëm , më të fuqishëm të shoqërisë në çdo gjeneratë, ato më të varurat nga
përfitimet qeveritare, por që ende kanë më pak të ngjarë të mobilizohen kundër ose të
kundërveprojnë ndaj shkurtimeve e shpenzimeve qarkulluese të udhëhequra nga
koalicionet e interesave të grupeve ose elitave.  Në ekuilibër, me ç’ka thamë, këto
justifikime shfaqen të detyrueshme.

II.  Së dyti, forma institucionale e çështjeve lidhet me përkufizimin dhe interpretimin e
garancive kushtetuese.  Ka shumë rreziqe,  në çdo renditje numerike të të drejtave - një
ngushtësi të tepruar ose ngurtësi e cila mundet të përjashtojë ndryshimet evoluese të
nevojshme, ndërsa, përkundër kësaj, ambicia ose paqartësia dështojnë në kufizimin ose
drejtimin e interpretuesve të ardhshëm.  Përsëri, këto probleme të numëruara shfaqen më
të qenësishme në interpretimin afat-gjatë të legjislacionit me natyrë ekonomike dhe
sociale, sikurse në rastin e përkufizimit të pasurisë, ose të minimumit të përshtatshëm të
nivelit të sigurimeve shoqërore, ose shkallës së kujdesit shëndetsor, që duhet t’u sigurohet
të gjithë qytetarëve.

Shkurtimisht, mund të diskutohet fakti që gjykime të veçanta sociale dhe ekonomike
përtej masës së tyre, të gjetura në maxhorancat tranzitore dhe në rrymat politike në
mënyrë konstante, sjellin kandidatë të paaftë për vlerësimin e garancive të përhershme e
mbi-politike të detyrueshme në epokat e ardhshme.

Në anën tjetër, në qoftë se do të  ndërtohej në terma të gjerë, e të përgjithshëm, një
deklaratë e të drejtave do të mund të provonte  kohëzgjatjen e kapacitetit të saj nën  një
evolim afat-gjatë interpretues, përgjatë radhës së skenarëve politikë dhe të problemeve të
paparashikuara.

Për më tepër, afirmimet e një radhitje të bazueshme të një minimumi të drejtash
ekonomike e sociale të shtetasve janë pranuar gjithnjë e më tepër në demokracitë
perëndimore,  në mënyrë të drejtpërdrejtë (shih, Konventën Evropiane Përkatëse Mbi Të
Drejtat Ekonomike e Sociale), dhe jo të drejtpërdrejtë (njohja legjislative ose gjyqësore e
bindjes së “brendshme” ose shtjellimi i të drejtave kushtetuese kanë qenë pranuar
gjithashtu, duke përfshirë të drejtat e ndryshme lidhur me parimin e qeverisjes, dhe/ose
asistencën për përfitimin e nevojave të tilla kritike si minimumi i të ardhurave, strehimi dhe
ushqimi, sigurimi në rastet e vjetërsisë dhe paaftësisë, edukimi, dhe kujdesi për fëmijën,
madje edhe kur këto  janë ambicioze, ose të kufizuara në procesin e duhur të mbrojtjes
ose pandehjes, kundër privimeve të bëra nga arbitrariteti shtetëror).


Së fundi, qëllimi i garancive të tilla kushtetuese mund të marrë forma të qarta e të forta
(duke dhënë mandat për detyrimet shtetërore të kuptueshme).  Mund të marrë edhe
forma më të dobta (duke përkrahur ose lejuar të drejta për të fituar sigurime shoqërore
ose shëndetsore private a shtetërore, ashtu si dhe barazi të aksesit, i quajtur i mbuluar.  I
dukshëm është edhe  parimi për një siguri të pastër shtetërore të subvencioneve ose
dokumentave korresponduese të iniciativave legjislative, në emër të atyre që janë të
paaftë për të fituar nivelet e duhura të sigurimit privat).  Radhitja e variacionit potencial
është në të vërtetë e gjerë.  Kujdes i madh duhet të ndërmerret për të siguruar që gjuha
mbizotëruese të jetë e përshtatur për të dy realitetet politike në vazhdimësi.  Shkalla e
konsensusit duhet të sigurohet në shoqërinë në të cilën udhëzimet dhe garancitë janë  me
të vërtetë themelore.

Përgatitur nga Dr. Robert M. Kaufman Ekspert i ABA/CEELI-it
Profesor i Shkencave Politike dhe Juridike
Universiteti Katolik i Amerikës
 

Hosted by www.Geocities.ws

1