Koncepte për Funksionin e Kryeministrit

Filozofia

Për të qenë të suksessheme, kushtetutat duhet të ekuilibrojnë kërkesat që lidhen me
efikasitetin me kërkesat që lidhen me përgjegjësinë.  Sistemi kushtetues duhet të
përqëndrojë kompetenca të mjaftueshme në një zyrë në mënyrë që titullari i saj të jetë i
aftë aq sa duhet për të përmbushur përgjegjësitë.  Nga ana tjetër, sistemi kushtetues
duhet të kontrollojë zgjerimin e pushtetit të  autorizuar, duke shpërndarë pushtetin dhe
duke vendosur procedura zyrtare.

Përderisa një sistem nuk është hartuar në mënyrë të tillë që të mund të detyrojë kalimin
paqësor ndër-partiak të qeverisjes, vendi nuk do t’i mbijetojë krizave të para politike të
tij si një vend i lirë.  Zgjedhjet e para janë pjesa më e lehtë; prova vjen kur një parti në
pushtet hidhet poshtë ose duket se do të hidhet poshtë në zgjedhje.

Kabineti

A. Emërimi.  Kur një kryeministër formon një qeveri, ai duhet të ketë autoritet direkt për
të emëruar ministrat e tij.  Ndryshe nga konfirmimi individual i çdo zyrtari, siç ndodh në
Amerikë, parlamenti duhet të pranojë kabinetin në tërësi, ose ta hedhë poshtë atë
nëpërmjet një vote mosbesimi.  Duke qenë se fati i kryeministrit lidhet me nivelin e një
pune mesatare nga ana e kabinetit të tij, ai (kryeministri) kërkon ministra të mirë, të cilët
bëhen më pak provincialë nga pikëpamja administrative dhe politike.

B. Numri i Kufizuar.  Numri i ministrave duhet të jetë i kufizuar.  Duke patur shumë prej
tyre mund të errësohet përgjegjsia dhe vizibiliteti.  Përgjithësisht ekziston një raport i
zhdrejtë midis fuqisë së një vendi dhe numrit të ministrave në kabinet.

Kufizimi i numrit të ministrave mund të ballançohet pjeserisht duke patur ministra të rangut
më të ulët të cilët drejtojnë operacione të rëndësishme.  Për shembull, në Shtetet e
Bashkuara të  Amerikës, sekretarët e ushtrisë, të marinës dhe forcave ajrore nuk mbajnë
poste kabineti; vetëm sekretari i mbrojtjes është anëtar i kabinetit.

C. Jo Dy Poste.  Një ministër duhet të mbajë vetëm një post kabineti.  Ndërsa mbajtja e
shumë posteve e shkatërron përgjegjësine, mbajtja e posteve të shumfishta nga një
person i vetëm nuk mundëson ndarjen e autoritetit në njësi të konrollueshme, duke lejuar
që një ministër t’i kalojë kufijtë e postit të tij.  Një përjashtim duhet bërë, si në rastin që
kryeministri shërben si ministër i mbrojtjes në kohë krizash.

D. Përbërja.  Këto janë sugjerime për grupimet kryesore të funksioneve që duhet të
përfaqësohen në Këshillin e Ministrave, me propozimet për ministrat e rangut më të ulët
ose përgjegjësitë e treguara:


(1) Marrëdhëniet e Jashtme.
(2) Mbrojtja.
(3) Thesari:  Taksat, buxheti, bankat, statistikat.
(4) Drejtësia:  Policia, prokuroria, këshilli i stafit.
(5) Shërbimi Shoqëror:  Shendeti, mirëqënia, arsimimi, strehimi, kultura.
(6) Ekonomia:  Tregtia, sigurimet, transporti, bujqësia, shërbimi postar.

Parlamenti

A. Kryetari i Grupit Parlamentar.  Zyra e kryetarit të grupit parlamentar duhet të
krijohet në mënyrë që një person i ndryshëm nga kryeministri, të ketë përgjegjësi
adminstrative, të organizojë veprimtarinë e zakonshme të procesit legjislativ.

B. Kryetari.  Zyrtari që kryeson parlamentin duhet të jetë një person i zgjedhur nga
anëtarët e parlamentit, kohëqëndrimi i të cilit varet nga kohëqëndrimi i qeverisë në
pushtet.  Ai nuk mund të votojë apo të përjashtohet.  Kryetari do të shërbejë si drejtues
dhe si parlamentar.  Institutionalizimi i kryetarit të parlamentit do ta izolonte paksa një
zyrtar të tillë nga politika e përditshme, duke i haput rrugë kështu lulëzimt të rregullit në
punën e parlamentit gjë që është thelbësore për shqyrtim të vërtetë.

Legjislacioni

A. Përveç qeverisë, anëtarët e thjeshtë të parlamentit duhet të jenë të aftë për të
propozuar ligje.  Një numri të vogël  anëtarësh, le të themi pesë, mund t’u kërkohet të
propozojnë një projektligj.  Alternativat e shkruara ndaj propozimeve të qeverisë janë
debate efektive të paraqitura me shkrim të cilat ndihmojnë frymën e diskutimit dhe
gjithashtu parandalojnë partitë politike të marrin pozicione të papërgjegjëshme duke i
detyruar ato t’i bëjnë qëndrimet e tyre të qarta dhe publike.

B. Presidenti nuk duhet të lejohet të propozojë ligje.

C. Legjislacioni duhet të jetë produkt i parlamentit; kryeministri bën diçka tjetër të
ndryshme nga “ligjvënia”.  Brenda kufijve të kushtetutës dhe ligjeve, kryemistri
administron qeverinë e vendit në përputhje me një çështje politike, por zgjedhja e
politikave duhet të jetë brenda atyre politikave të pranueshme nga ligji.  Kryemistri nuk ka
nevojë për dekrete dhe ndonje “ligjvënie” tjetër të njëanshme.  Kryeministri drejton
mekanizmin administrativ që ekziston në ligj.  Ndryshimet në vetë mekanizmin të kërkojnë
nxjerrjen e ligjeve nga parlamenti.

Ushtarakët

A. Emërimi.  Kryeministri duhet të ketë autoritetin për të emëruar zyrtarët ushtarakë.
Parlamenti duhet të ketë autoritetin për t’i konfirmuar ata individualisht.  Kjo do t’i jepte
shtytje profesionalizmit, duke zvogëluar kështu tendençën për të përzier zyrtarët ushtarakë
me politikën.

B. Ndarja nga Funksionet Civile.  Ushtaraku nuk duhet të ketë funksione çivile dhe
sigurisht ai duhet të jetë i varur nga autoriteti civil.


Për të kursyer fonde ushtarakëve mund tu caktohen detyra të tilla si patrullimi i kufirit dhe
parandalimi i emigraçionit, por funksionet e policisë së rendit duhet të kryhen nga njerëz të
vecantë, organizata të vecanta, mudësisht lokale.

Megjithëse kryeministri mund të jetë ministër i mbrojtjes, asnjë civil-duke përfshirë
kryeministrin-nuk duhet të mbajë ndonjë titull apo post ushtarak.

Policia

Funksioni i policisë duhet tu delegohet sa më shumë që të jetë e mundur pushteteve
lokale.  Funksionet e policisë kombëtare duhet tu delegohen organizatave zyrtare
specifike, që janë të afërta për qytetarët.

Ndjekja penale

Vendimi për të ndjekur penalisht në parim duhet t’i delegohet një komisioni zyrtarësh nga
pushtetet lokale.  Duke aplikuar kufizime më të mëdha në influencën e zyrtarëve të rangut
kombëtar, publiku do të jetë më i prirur për të pranuar që është ligji-jo vetëm pushteti që
iu diktohet atyre.

Zyra e kryeministrit

Kryeministri duhet të shmangë dublimin e departamenteve të kabinetit të tij.  Presidenti
amerikan pa të drejtë u ka kaluar shumicën e të drejtave për të marrë vendime vepruese
drejt për së drejti stafit të Shtëpisë së Bardhë, kryesisht nëpërmjet  zyrës së buxhetit dhe
këshillit të sigurimit kombëtar.  Përveç këshillit të ministrave, tre zyrtarë duhet të
raportojnë drejt për së drejti tek kryeministri.  (Shiko diagramën.)  Ata janë:

A.Kryetari i Grupit Parlamentar.  Kryetari i grupi parlamentar është drejtuesi i
përpjekjeve legjislative të qeverisë, duke vepruar si ekuivalent i ministrave të kabinetit.

B.Shefi i Stafit.Shefi i stafit raporton tek kryeministri si drejtues i përgjithshëm i stafit
ndihmës të zyrës së kryeministrit; këto detyra të stafit, si përpilimi i grafikut dhe shtypi,
janë tërësisht detyra administrative dhe jo detyra që kanë të bëjnë me krijimin e
politikave.

C.Sekretari i Kabinetit.  Sekretari i kabinetit ka dy detyra brenda zyrës së kryeministrit:
Ai kordinon kontaktet e kryeministrit dhe të kabinetit, dhe drejton këshilltarët politikë të
stafit.  Asnjë nga këshilltarët politikë dhe as sekretari i kabinetit nuk ka një rol veprues,
por janë staf këshillimi.

Përgatitur nga Profesor Lynn N.Hughes
Gjykatws, Gjykata Rajonale e Shteteve tw Bshkuara,
Distrikti Jugor i Teksas-it
USA
 
 

Hosted by www.Geocities.ws

1