Problemi që do të trajojmë është se cili institucion
do të ketë autoritetin më të lartë politik
në Republikën e Shqipërisë. Kjo çështje
kryesisht ka të bëjë me balanncimin e
kompetencave midis presidentit si kreu i shtetit dhe parlamentit si
organi që praktikisht
përfaqëson sovranitetin e popullit.
Gjatë viteve të kaluara qytetarët shqiptarë jetuan
në një sistem politik ku kryetari i shteti
përpara vitit 1991, mbante një pozicion jashtëzakonisht
të fortë, c’ka u mbajt edhe pas
1991. Megjithëse shumë shqiptarë, e ndoshta shumica
e tyre, ishin më shumë të
pakënaqur me liderin e tyre të mëparshëm, ishte
e pamundur për ta bërë atë përgjegjës
për shkatërrimin ekonomik. Nuk ishte e mundur as të
bëheshin ndryshimet e politike
brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Ligji për Dispozitat Kryesore Kushtetuese i vitit 1991 nuk e zgjidh
problemin e shtruar
më sipër ndonëse parashikon faktikisht një sistem
presidencial të qeverisjes (numri i madh
i kompetencave të presidentit). Nga njëra anë
këto dispozita parashikojnë që gjithë
autoriteti publik rrjedh nga populli (Neni. 1) dhe se ndarja e pushteteve
veçanërisht midis
Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidentit
është një parim bazë (Neni. 3),
kurse nga ana tjetër ato nuk janë në gjendje t’i përgjigjen
në mënyrë të qartë pyetjes se
cili është autoritetiti politik më i lart. Ato
deklarojne se Kuvendi Popullor është “organi
më i lartë i pushtetit shtetëror” (Neni. 15) dhe në
të njëjtën kohë veshin Presidentin me
kompetenca të cilat të bëjnë të mendosh se
në fakt është ai organi më i lartë (Neni. 28
dhe 33). Për më tepër, Këshilli i Ministrave
është përcaktuar si “organi më i lartë
ekzekutiv dhe legjislativ” (Neni. 33): Kjo është arsyeja
pse një kushtetutë e re duhet ta
trajtojë më saktësisht problemin e autortietit më
të lartë publik dhe të marrë një vendim se
ku ta vendosin dhe si ta kontrollojnë kompetencën sovrane.
Nga të gjtiha pikpamjet, një vendim i tillë duhet të
merret duke bërë një zgjedhje midis
sistemit presidencial, parlamentar ose miks (ose një sistemi gjysëm-presidencial).
Zgjedhja është e domosdoshme në mënyrë që
të vendoset një qeveri efektive, për të bërë
të dallueshëm degët ndryshme të qeverisë dhe
për t’i dhënë secilit prej tyre një mandat të
përcaktuar, dhe për të vendosur një sistem kontrollesh
dhe ekuilibrash efektiv në mënyrë
që të sigurohet që të gjithë autoritetet publike
që veprojnë në emër dhe për interes të
popullit shqiptar mund të kontrollohen dhe të mbahen përgjegjës
sipas dispozitave
kushtetuese. Në një sistem presidencial, presidenti
nuk është thjesht kryeter i shtetit që
përfaqëson popullin dhe unitetin kombëtar por edhe qeverisësi
suprem. Kjo do të thotë
që kompetenca më e lartë ekzekutive është
vendosur në zyrën e presidentit i cili, për
rrjedhojë:
Përcakton përfundimisht vendimet politike themelore, edhe
në qoftë se kjo
kompetencë i është deleguar kryeministrit ose këshillit
të ministrave nga ana e tij;
Emëron dhe shkarkon kryeministrin dhe anëtarët e tjerë
të kabinetit (ose këshillit
të ministrave);
Deklaron gjendjen e luftës dhe të emergjencës dhe ushtron
kompetencat e
emergjencës; dhe
Shpërndan parlamentin në raste të përcaktuara qartë.
Dikush mund të thotë që një president “i mirë”
që vepron për interes të popullit dhe është
zgjedhur nga populli, dhe që respekton kushtetutën, është
mirë për një qeverisje efektive.
Nga ana tjetër përqëndrimi i kompetencave politike në
një njeri dhe zyrë të vetme është
pak si shumë e rrezikshme jo vetëm në kohë krizash,
sepse varet shumë nga integriteti
dhe karakteri i një personi të vetëm. Për
më tepër, në një sistem presidencial, pushteti
ekzekutiv ka shumë të ngjarë që ti anashkalojë
rezolutat e atyre të cilët janë në fakt
deputetët e popullit dhe përfaqësojnë grupime të
ndryshme të shoqërisë.
Në një demokraci parlamentare, organi ligjbërës
luan një rol qëndror dhe tenton të
reflektojë në mënyrë më adekuate interesat
e ndryshme sociale, si dhe ndarjet sociale.
Kompetencat më të rëndësishme të parlamentit
në një Republikë Parlamentare zakonisht
janë:
Zgjedh qeverinë (kryeministrin ose kancelarin dhe këshillin
e ministrave ose
kabinetin) si dhe voton për shkarkimin e tyre në qoftë
se një gjë e tillë është e
nevojshme;
Programon administratën shtetërore dhe përcakton politikat
nëpërmjet miratimit
të ligjeve të nevojshme;
Debaton dhe kontrollon aktivitetin e qeverisë, duke përfshirë,
në qoftë se është e
nevojshme anullimi e vendimeve të saj;
Deklaron gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen e luftës.
Kjo do të thotë që kompetencat e presidentit si kreu
i shtetit janë të kufizuara në
funksione përfaqësuese dhe kompetenca të tjera honorifike,
si p.sh e drejta e faljes;
emërimi e shkarkimi i personelit diplomatik dhe nënshkrimi
i ligjeve. Kjo do të thotë
gjithashtu që politikat qeverisëse janë më pak
të dominuara nga logjika e ekzekutivit dhe
më shumë të ndikuara prej konsideratave të dhëna
në debatet publike parlamentare.
Procesi parlamentar vendimarrës mund të marrë më
shumë kohë dhe të nxjerrë më shumë
probleme, por vendimet parlamentare kanë më pak mundësi
të jenë arbitrare.
Megjithatë, në qoftë se ka një bllokim të
funksioneve parlamentare, dhe grupet
parlamentare nuk arrijnë të jenë në një mendje
për çështje themelore, sistemi parlamentar
mund ta ketë të pamundur për të marrë vendimet
e nevojshme politike dhe mund të
paralizojë qeverinë.
Për të mënjanuar këto rrëziqe mund të
zgjidhet “sistemi miks” që kombinon një parlament
të fortë me një ekzekutiv të fortë i cili
është gjithsesi i kontrolluar nga afër nga parlamenti.
Nëse pushteti ekzekutiv përqëndrohet në duart e
presidentit ose më mirë në duart e një
kancelari apo kryeministri nuk është një çështje
parimore, por praktike. Është e
rëndësishme për një sistem miks gjysmë-presidencial
ose për një demokraci me në
qendër kancelarin ose kryeministrin që parlamenti duke qenë
organi që përfaqëson
popullin të mbajë një pozicion të fortë me
anë të zgjedhjes dhe kontrollit të qeverisë.
Nga
ana tjetër pushteti ekzekutiv gëzon më shumë pavarësi
se sa në një sistem të pastër
parlamentar, por me pak se sa në një sistem presidencial.
Mund të themi që sovraniteti i
popullit i delegohet -- gjithnjë përkohësisht -- paralamentit
nëpërmjet zgjedhjeve dhe
anëtarëve të qeverisë të cilët janë
caktuar, miratuar në atë pozicion prej shumicës së
parlamentit.
Do të kishim një ndarje mjaft të qartë të
pushteteve, nëse në një sistem miks, presidenti
do të ushtrojë vetëm funksione përfaqësuese
duke luajtur nje rol neutral politik, ndërsa
parlamenti është pushteti më i lartë legjislativ
dhe përcakton përbërjen e qeverisë, dhe i
fundit (këshilli i ministrave, kryeministri apo kancelari) është
pushteti më i lartë ekzekutiv.
Në një sistem miks problemi më i rëndësishëm
do të jetë gjithnjë se si do të shpërndahet
parlamenti (me votën e shumicës, një vendim të
residentit dhe/ose këshillit të ministrave)
dhe se si mund të ndërrohet qeveria përpara përfundimit
të legjislaturës.
Përgatitur nga Profesor Dr. Günter Frankenberg
J.W. Goethe-Universität
Frankfurt am Main
Institut für Öffentliches Recht
Senckenberganlage 31
D-60054 Franfurt/Main
Tel.: 069-798-2-29-91
Fax: 069-798-2-83-83