Çdo shtet demokratik me një sistem kushtetues, ka nevojë
për një sistem që lejon zyrtarin
kryesor të ekzekutivit të ushtrojë kontroll mbi ushtrinë
(të ruajë kontrollin publik) dhe t’i
përgjigjet sulmeve të papritura. Në të njëjtën
kohë për të ruajtur kontrollin popullor dhe
shtetin juridik, duhet të ketë gjithashtu edhe kufizime ndaj
kompetencave ekzekutive dhe
kontrolle efektive nga degët e legjislativit dhe gjyqësorit.
Në hartimin e një sistemi që mund të zgjidhë
çështje të sigurisë kombëtare, duhet të
ruhet
një numër vlerash kushtetuese. P.sh.: Neni 1 i Dispozitave
Kryesore Kushtetuese,
parashikon se sovraniteti kombëtar “buron nga populli dhe i përket
atij”. Në Nenin 2,
Republika e Shqipërisë “është shtet juridik dhe
demokratik”. Në Nenin 3, parimi
themelor i organizimit shtetëror “është ndarja e pushtetit
në legjislativ, ekzekutiv dhe
gjyqësor. Populli ushtron kompetencat e tij nëpërmjet
organeve përfaqësues dhe
referendumeve”. Në njohjen e një kompetence të
jashtëzakonshme për Presidentin,
duhet të parashikojnë masa mbrojtëse për të
ruajtur shtetin juridik, pushtetin legjislativ,
nje gjyqësor të pavarur dhe kontrollin popullor.
Neni 9 parashikon: “Republika e Shqipërisë në marrëdhëniet
e jashtme, mbron
pavarësine dhe interesat e saj kombëtare, zbaton politikën
e bashkëpunimit, të paqes e të
sigurimit ndërkombëtar. Në rastin e një rreziku
që kërcënon pavarësinë e Shqipërisë
dhe
integritetin e saj territorial, në kushte të veçanta,
Presidentit mund t’i duhet të sillet në
mënyrë të njëanshme duke u bërë thirrje
forcave ushtarake, nëse Kuvendi Popullor është
shpërndarë ose është e pamundur të mblidhet
për një rast gjendjeje të jashtëzakonshme.
Gjithësesi, veprimet e njëanshme të Presidentit mund
të kufizohen në kohë dhe qëllim për
të lejuar vendosjen e proceseve të rregullta kushtetuese.
Përndryshe, Kuvendi Popullor
nuk do të ushtrojë më “sovranitetin në emër
të popullit” (Neni 15). Ndër kompetencat e
tjera të tij, Kuvendi Popullor “përcakton drejtimet kryesore
të politikës së brendshme e të
jashtme të shtetit” dhe “vendos për mobilizimin e pjesshëm
e të përgjithshëm, gjendjen e
jashtëzakonshme si edhe për gjendjen e luftës në
rast agresioni të armatosur kundër
Republikës së Shqipërisë” (Neni 16/1 dhe 16/4).
Kompetencat legjislative nuk
nulifikohen në rastet e jashtëzakonshme. Neni 17 thotë
shprehimisht: “Në raste lufte ose
gjendjeje të jashtëzakonshme Kuvendi Popullor mund të
zgjasë veprimtarinë e vet përtej
afatit të caktuar, derisa të vazhdojë lufta ose gjendja
e jashtëzakonshme”.
Sipas Nenit 28/17 dhe 28/18, “Kur është e pamundur të
mblishet Kuvendi Popullor,
Presidenti shpall mobilizimin e pjesshëm dhe të përgjithshëm,
si edhe gjendjen e
jashtëzakonshme. Në këto raste, shpallja i paraqitet
për miratim Kuvendit Popullor
brenda pesë ditëve. Kur është e pamundur
të mblidhet Kuvendi Popullor, Presidenti
shpall gjendjen e luftës në rast agresioni të armatosur
kundër Republikës së Shqipërisë”.
Në rrethana të tilla, në mënyrë të qartë,
Presidenti, ushtron kompetencat e dhëna
shprehimisht nga Kuvendi Popullor (Neni 16/2 dhe 16/4). Prandaj,
është e rëndësishme
që ushtrimi i kompetencave të tilla të kufizohet, përndryshe
një pjesë e rëndësishme e
kompetencave legjislative do të gllabërohen nga Ekzekutivi.
Përveç ushtrimit të vetëkontrollit nga Presidenti,
mund të bëhen vetëm tre kontrolle të
tjerë: kontrolli popullor, kontrolli gjyqësor dhe kontrolli
legjislativ. Kontrolli popullor, i
ngritur kundër Presidentit gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme,
mund të shndërrohet
shumë lehtë në një revolucion. Është
shumë e ngjashme që kontrolli gjyqësor në kushte të
tilla të mos ushtrohet. Në shumë raste, instancat
gjyqësore (duke përfshirë Gjykatën
Kushtetuese) nuk mund të priten të gjykojnë me efektivitet
Presidentin i cili ushtron
kompetenca gjatë një gjendjeje të jashtëzakonshme.
Nëse është “e pamundur të
mblidhet Kuvendi Popullor, çfarë lloj kontrolli legjislativ
mund të funksionojë?
Për tre arsye është e rëndësishme të zbatohen
kontrolle më të avancuara ndaj ushtrimit të
kompetencave të jashtëzakonshme të Presidentit.
Kur është e pamundur që të blishet
Kuvendi Popullor, Presidenti mund të autorizohet të veprojë
në mungesë të tij, por vetëm
për një numër të caktuar ditësh si p.sh. pesëmbëdhjetë
ose tridhjetë. Pasi kjo periudhë
mbaron, vazhdimi i ushtrimit të kompetencës emergjente nga
Presidenti, mund të bëhet
vetëm me miratim të Kuvendit Popullor. Pa dhënien
e kësaj kompetence nga trupi
legjislativ, ajo (kompetencat e jashtëzakonshme) do të mbarojnë.
Një rregullim i tillë do
të respektonte një numër vlerash: nevojën që
Presidenti të veprojë në një rast të
jashtëzakonshëm, mbajtjen e kompetencave legjislative në
Kuvendin Popullor, mbrojtjen
e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e kontrollit popullor
të ushtruar nga dega legjislative.
Disa shembuj nga eksperienca e Shteteve të Bashkuara mund të
jenë interesante. Kur
Presidenti Abraham Lincoln ushtroi kompetenca të jashtëzakonshme
në Prill 1861, në
fillim të Luftës Civile në Amerikë, Kongresi nuk
ishte në sesion. Megjithëse Linkolni
ndjeu se ishte i detyruar të vepronte, ai ishte i pasigurtë
përsa i përket ligjshmërisë të disa
prej masave të marra prej tij, veçanërisht pezullimit
të writ of habeas corpus1. Kur
Kongresi u kthye, ai shjegoi çfarë kishte bërë
dhe i kërkoi atij (Kongresit) të
sanksiononte me fuqi paravepruese veprimet e tij në gjendjen e
jashtëzakonshme. Pasi
debatuan për kërkesat e tij, Kongresi kaloi legjislacion
që miratonte, legjitimonte dhe bërë
të vlefshme të gjitha aktet, shpalljet dhe urdhërat
e Presidentit etj. sikur do të ishin nxjerrë
dhe bërë me autoritetin e mëparshëm dhe nën
drejtimin e Kongresit të Shteteve të
Bashkuara. Ky ligj, duke i dhënë miratim legjislativ
(edhe pas kryerjes së faktit) për
veprimin e Presidentit në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme,
ndihmoi në ruajtjen e
shtetit të së drejtës dhe demokracisë përfaqësuese.
Në 1952, Presidenti Harry Truman, u ballafaqua me një grevë
mbarëkombëtare të
punonjësve të çelikut. Ai reagoi duke sekuestruar
uzinat e çelikut, duke pretenduar se
veprimi i tij ishte i nevojshëm për të vazhduar Luftën
kundër Koresë së Veriut. Në një
nga rastet e rralla që Gjykata e Lartë sfidon kompetencat
e jashtëzakonshme dhe ato
ushtarake të Presidentit, Gjykata konsideroi si jo kushtetuese
sekuestrimin e uzinave.
Shumë faktorë ndihmuan në forcimin e vendimit të
Gjykatës. Në 1952, Lufta në Kore
kishte dy vjet që kish filluar dhe populli ishte thellësisht
kundër saj. Kongresi kishte
miratuar (Ligji Taft-Harley, 1947), duke dhënë mjete alternative
për të trajtuar grevat e
punës. Në 1951, Kongresi mori në shqyrtim dhënien
Presidentit të kompetencës për
sekuestrim dhe e hodhi poshtë këtë opsion. Gazetat
në mbarë vendin dënuan teorinë e
Trumanit mbi trashëgimin e kompetencave dhe kompetencën e
jashtëzakonshme dhe i
quajtën veprimet e tij arbitrare, diktatoriale, të rrezikshme
dhe destruktive. Strategjia e
administratës së Trumanit në gjyq-duke i thënë
një gjykatësi të shkallës së parë që
Presidenti mund të kontrollohet vetëm nga procesi i zgjedhjeve
ose të akuzohet për krime
të rënda dhe jo nga gjyqësori, u konsiderua si një
shprehje e arrogancës ekzekutive.
Ndërkohë që i gjithë vendi ishte në përgjithësi
i bashkuar kundër Trumanit, Gjykata e
Lartë mund të vendoste me besim, ashtu sikurse edhe bëri.
Kushtet politike të 1952, që
arritën kulmin në një vendim gjyqësor kundër
veprimit ushtarak të Presidentit, ishin
veçanërisht të rralla pse jo të paprecedent.
Punuar nga Louis Fisher
Senior Specialist in Separation of Powers
Congressional Research Service, The Library of Congress
Washington, D.C.