EMERGJENCA LEGJISLATIVE
 

Rregulli

Sipas një doktrine kushtetuese te gjithëpranuar, Parlamenti është organi kryesor që ka për të detyrë të nxjerrë rregulla që shtetasit duhet t段 respektojnë.  Në ndarjen ideale të pushteteve dega ligjvënëse ka për detyrë të miratojë legjislacionin, duke sanksionuar, si rregull, se çfarë duhet të bëjnë (ose të mos bëjnë) qytetarët apo organet shtetërore, si dhe sanksionet përkatëse në rast mosrespektimi të këtyre rregullave.  Brenda këtij kuadri ligjor, pushteti ekzekutiv duhet të përcaktojë përparësitë për punën e administratës shtetërore dhe përdorimin e të ardhurave (që vijnë nga tatimet) në mënyrat më të përshtatshme.  Së fundi, pushteti gjyqësor duhet t段 interpretojë dhe zbatojë rregullat, duke zgjidhur konfliktet ligjore dhe duke garantuar respektimin e rregullave nga të gjithë, përfshi dhe vetë shtetin.

Në këtë ndarje ideale organi më i përshtatshëm për të caktuar rregullat është Parlamenti.  Brenda atyre ndërtesave shpesh të rrepta e të moçme që ngjajnë si arena apo teatro, me një ose dy dhoma, deputetët dhe senatorët përfaqësojnë popullin, si dhe mendimet, interesat, parapëlqimet dhe vlerat e tyre të ndryshme, klasat shoqërore dhe ndarjet gjeografike të vendit.  Kjo shumëllojshmëri mundëson diskutimin e legjislacionit duke marrë parasysh qëndrime dhe këndvështrime të ndryshme. Organizatat joqeveritare dhe individët mund t置 parashtrojnë deputetëve përkatës shqetësimet dhe problemet e tyre, shumica dhe opozita mund të debatojnë gjerë e gjatë dhe shtypi mund të ndjekë punën e Parlamentit, duke ndikuar në opinionin publik me fakte dhe komente.

Në përgjithësi, në varësi të traditave dhe nivelit të kulturës demokratike të një vendi, kushtetutat parashikojnë një proces ligjvënës pak a shumë të hapur dhe gjithëpërfshirës, por kjo kërkon gjithmonë kohë dhe negociata të konsiderueshme.  Kushtetutat rregullojnë të drejtën për të vënë në lëvizje procesin legjislativ, ku disa subjekteve (deputetët, qeveria, organe të tjera shtetërore dhe grupe shtetasish) u jepet e drejta të paraqesin projektligje, të cilët diskutohen pastaj në disa faza.  Shpesh, projektligjet diskutohen nga grupe të vogla deputetësh nëpër komisionet parlamentare, të cilat duhet t?i paraqesin një raport sesionit plenar (ndonjëherë projektligjet mund të bëhen publike në mënyrë që palët e interesuara të paraqesin komentet e tyre); pastaj projekti kalon nëpër disa lexime dhe në disa vende i njëjti tekst duhet të miratohet nga të dyja dhomat.  Me fjalë të tjera, demokracia kërkon kohë dhe kompromise.  Ajo ka nevojë për durim dhe qëndrime tolerante, sidomos kur pikëpamje diametralisht të kundërta e vështirësojnë arritjen e marrëveshjeve.

Përjashtimi

 Herë pas here mund të krijohen situata të jashtëzakonshme.  Lufta, rreziku i luftës, një fatkeqësi natyrore, një rrezik për shëndetin publik, një konflikt civil a, më thjeshtë akoma, diçka me të vërtetë urgjente mund të kërkojnë kundërpërgjigje të menjëhershme ligjvënëse.  Mund të lindin një sërë sfidash të brendshme e të jashtme, ku organet shtetërore duhet të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri për të mbrojtur interesat themelore të shtetit dhe shoqërisë.  Procedurat zakonisht të zgjatura që çojnë në miratimin e një ligji do të duhet të anashkalohen për të mundësuar administrimin e shkathët të krizave nëpërmjet miratimit të legjislacionit. Në raste të tilla mund të lejohet një nivel më i ulët garancish demokratike dhe kushtetuta mund të parashikojë derogime (përjashtime) nga standardet e zakonshme të të drejtave të njeriut, si dhe ndryshime në shpërndarjen e tagrave e funksioneve të organeve të ndryshme shtetërore.

Zgjidhja standarde është shtimi i tagrave të ekzekutivit, gjë që shoqërohet me një sërë garancish: përcaktohen llojet e akteve ligjore që mund të miratojë qeveria; përcaktohen ligjet që nuk mund të ??preken nga ekzekutivi; si dhe fakti se pas njëfarë kohe këto masa do t段 nënshtrohen kontrollit parlamentar.  Kështu, disa kushtetuta parashikojnë se qeveria nuk mund të nxjerrë, ndryshojë apo shfuqizojë ligje themelore (si kushtetuta ose ligji për zgjedhjet); nuk mund të vendosë kufizime mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut; apo të paraqesë projektligje që ndryshojnë thelbësisht strukturën, juridiksionin dhe procedurat e organeve shtetërore qëndrore e lokale.  Të gjithë këto akte duhet t段 paraqiten Parlamentit për miratim (ose rrëzim) që në mbledhjen e tij të parë.  Në disa vende Këshillit të Ministrave i besohet kompetenca të miratojë, në situata të veçanta nevoje dhe urgjence, masa të përkohshme në formë dekretesh që kanë fuqinë e ligjit, të cilat duhet t段 paraqiten kuvendit për t置 kthyer në ligje.  Në qoftë se këto dekrete nuk kthehen në ligje brenda një kohe të caktuar, ato e humbasin të gjithë fuqinë e tyre ligjore që prej fillimit, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.  Gjatë gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme ekzekutivi lejohet shpesh të nxjerrë dekrete që mbeten në fuqi për aq sa vazhdon gjendja në fjalë. Herë të tjera ky tagër jepet vetëm për çështje të ngutshme të interesit kombëtar dhe kur nuk mund të mblidhet Parlamenti.

Në disa vende situatat e emergjencës përballohen me anë të thjeshtimit dhe përshpejtimit të procedurës ligjvënëse.  Kështu, rregullorja e Parlamentit mund të parashikojë që disa projektligje të miratohen sipas procedurave të emergjencës.  Për shembull, projektligjet e ngutshme të qeverisë mund të paraqiten në të dyja dhomat njëkohësisht për t置 marrë menjëherë në shqyrtim.  Një nga kushtetutat më të reja parashikon se në qoftë se Parlamenti vendos për natyrën e ngutshme të një ligji me një shumicë prej jo më pak se dy të tretat e të gjithë deputetëve, atëherë ligji:  nuk mund të diskutohet më shumë se një herë; nuk mund të kalohet në referendum; dhe shpallet nga Presidenti brenda tri ditëve nga marrja e tekstit të miratuar.

Në shumicën e vendeve kompetenca për shpalljen e emergjencës legjislative ndahet mes legjislativit dhe ekzekutivit.  Zakonisht ekzekutivi e propozon shpalljen e emergjencës legjislative dhe legjislatura e miraton, shpesh me shumicë të cilësuar.  Kontrolli legjislativ mbi aktet dhe veprimet e autoriteteve gjatë kësaj periudhe, si dhe procedurat e posaçme të këtyre kontrolleve janë të rëndësishme për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.  As çështja se kur, si dhe nga kush vendoset përfundimi i emergjencës nuk mund t段 lihet ekzekutivit, i cili gëzon gjatë kësaj periudhe tagra shtesë.  Ajo duhet t段 përkasë Parlamentit.  Kjo zgjidhje do të kërkonte vazhdimin e jetës parlamentare gjatë periudhës së emergjencës. Për këtë arsye, disa kushtetuta sanksionojnë shprehimisht se legjislatura nuk mund të shpërndahet gjatë ushtrimit të tagrave të emergjencës.  Megjithatë, parimi i ligjshmërisë së veprimtarisë administrative dhe i shtetit të së drejtës (rule of law) mbeten parimet bazë.  Kjo do të thotë se e gjithë veprimtaria e administratës mund t段 nënshtrohet shqyrtimit të një gjyqësori të pavarur.  Po ashtu, duhet të garantohet edhe siguria individuale, sepse ka gjithmonë vend për shpërdorimin e pushtetit shtetëror.

 Rendi kushtetues duhet të jetë në gjendje të gjejë parimet dhe normat e duhura ligjore për zgjidhjen e problemeve që mund të krijojnë situatat e jashtëzakonshme.

Përgatitur nga Giovanni Favilli
 
 

Hosted by www.Geocities.ws

1