Liria e organizimit ka një rëndësi thelbësore në
krijimin, zhvillimin dhe ruajtjen e
demokracisë. Kjo liri, i lejon njerëzit të mblidhen
së bashku për të nxitur interesat e
përbashkëta. Qëllimi mund të jetë nxitja e
artit, kulturës, sportit, mbrojtjes së mjedisit, ose
edhe të biznesit — çështja thelbësore është
që qeveria njeh të drejtën e individëve,
brenda kufijve të gjerë, për të strukturuar mardhëniet
e tyre brenda shoqërisë.
Kjo liri shërben gjithashtu si bazë edhe për liri dhe
të drejta të tjera themelore. Për
shembull, liria e fjalës dhe e shprehjes ka shumë pak kuptim
praktik, nëse njerëzit nuk
kanë të drejtë të mblidhen së bashku për
të bërë të njohur mendimet dhe fjalët e tyre.
Shumë pak nga ne kanë influencën e duhur, për të
bërë që të dëgjohet zëri i tyre
individual. Për të njëjtat arsye, liria e organizimit
ndihmon shoqërinë te ruajë liri dhe
organizime të tjera të renditura në kushtetutë.
Aktivitetet e përbashkëta japin përfitime shtesë
për shoqërinë. Ka shumë ndryshime
midis anëtarëve të çdo shoqërie, dhe individët
e grupet kanë interesa dhe nevoja të
ndryshme. Liria e organizimit i lejon individëve dhe grupeve
të ndjekin interesat e tyre të
përbashkëta dhe kështu të mbështesin zhvillimin
e pluralizmit dhe të tolerancës. Për më
tepër, ajo krijon një ‘valvul sigurie’ për presionet
sociale dhe energjinë që ato krijojnë
brenda çdo shoqërie, duke i dhënë individë
me një mekanizëm për të shprehur
shqetësimet e tyre. Së fundi, aktivitetet e përbashkëta
i japin një mbështetje indirekte
suksesit dhe rritjes së ekonomisë së tregut. Kjo
është demonstruar më së miri nga puna e
Prof. Robert Putnam i Universitetit të Harvard-it, i cili ka udhëhequr
një studim ekonomik
njëzetvjeçar në Itali. Ai konkludoi se predikuesi
më i mirë i zhvillimit të ardhshëm
ekonomik, është ekzistenca e mardhënieve të forta
shoqërore, përfshirë këtu edhe
traditën qytetare të bashkëpunimit, rrjetet shoqërore,
besimin, dhe një angazhim për të
mirën shoqërore.
Këto grupe shoqërore mund të jenë si formale, ashtu
edhe joformale. Grupe formale janë
ato të njohura si grupime ligjore të veçanta dhe përfshijnë
fondacionet, shoqatat, partitë
politike, sindikatat e kështu me rradhë. Grupet joformale
nuk janë të njohura si grupime
ligjore, dhe përfshijnë grupe që mblidhen së bashku
për të luajtur futboll, për të diskutuar
për politikë, ose për të pastruar një park.
Zakonisht grupet formale qeverisen gjithashtu
nga akte nënligjore që kanë për qëllim të
strukturojnë (dhe jo të dobësojnë) lirinë e
organizimit, të mbrojtur në kushtetutë.
Si përfundim, liria e organizimit është themelore për
demokracinë dhe vlerat kushtetuese
perëndimore. Kjo është e njohur në ligjet
ndërkombëtare, konventat rajonale, dhe
kushtetutat në të gjithë botën. Ajo ndihmon
për tu siguruar që njerëzit mund të mblidhen
së bashku për të nxitur interesat e tyre, dhe ndihmon
në ruajtjen e lirive dhe të drejtave të
tjera kushtetuese.
Punuar nga Douglas B. Rutzen
International Center for Not-for-Profit Law
1511 K Street, NW #723
Washington, DC 20005
Phone: 202-624-0766
Fax: 202-624-0767
E-mail: [email protected]