Zgjedhjet: Kalimi i Kushtetutës nga Fjalët në Veprim

Përbërësi bazë i çdo demokracie moderne, në të cilin njerëzit janë burimi i pushtetit të
qeverisë, është procesi elektoral.  Ky duhet të jetë i lirë nga frika, i drejtë për të gjithë
pjesmarrësit, dhe transparent pët të siguruar ligjshmëri.  Bazat për krijimin e një sistemi
elektoral, burojnë nga dispozitat brenda një kushtetute kombëtare.

Kushtetuta përcakton struktura të tilla si, tipi i qeverisjes që do të krijohet, për sa kohë
shërben një qeveri, dhe çfarë autoriteti i është dhënë qeverisë nga vullneti i popullit, i
shprehur në dhomën e fshehtë të votimit.  Eshtë e rëndësishme të kuptohet sesi mund të
vihet në jetë dhe të strukturohet një demokraci pas përcaktimit fillestar, të bërë në
kushtetutë.

Hosted by www.Geocities.ws

1