Çdo kushtetutë demokratike synon të mbrojë dhe
garantojë të drejtat themelore të
qytetarëve të vet. Në të drejtat themelore
të njeriut përfshihet edhe e drejta për të jetuar,
e
cila do të jetë një nga të drejtat më të
rëndësishme për secilin nga ne. Kjo e drejtë
duhet të
mbrohet dhe në një farë mënyre të garantohet
nga Kushtetuta e re.
Secili nga ne e kupton se sa e rëndësishme është
e drejta për të jetuar dhe secili e kupton se
çfarë ndiejmë kur e drejta e dikujt privohet nga ndonjë
veprim apo situatë që ne e quajmë të
padrejtë. Ky koncept shkon akoma më tej atëherë
kur përveç kriminelëve që janë
egzekutuesit kryesorë të jetës njerëzore në
mënyrë të padrejtë--dalin në pah edhe disa
shfaqje për të cilat shumë nga ne mendojnë se nuk
duhet ose nuk egzistojnë. A është e
mundur që një person të dënohet me vdekje?
Shumë nga ne e dinë dhe e kuptojnë se jeta e
secilit duhet të mbrohet me ligj. Atëherë pse
duhet të lejohet aborti apo dënimi me vdekje?
Këto janë çështje të cilat çdo vend
i adreson në Kushtetutën dhe ligjet e tij. Kushtetutat
dhe
ligjet variojnë nga njëri shtet tek tjetri dhe po ashtu në
të njëjtën kohë secili prej këtyre të
fundit ka këndvështrime të ndryshme mbi të drejtën
për të jetuar dhe mbi mënyrën se si ajo
duhet mbrojtur. Zakonisht, e drejta për të jetuar mbrohet
gjithashtu nga konventat
ndërkombëtare që kanë të bëjnë me
mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Sa mund të bëjë një shtet ose një qeveri për
qënien njerëzore (kryesisht qytetarët e tij) në
mënyrë që të mbrojë e të garantojë
një nivel të caktuar jetese? Shumë nga ne janë
ndjerë të
pasigurtë për jetën e tyre. Në situata të
ndryshme ne mund ta ndiejmë se jeta jonë nuk ka
qënë plotësisht e mbrojtur. Natyrisht, ne nuk
mund të mënjanojmë të gjithë aksidentet.
Por
ç’do të ndodhte në qoftë se një pjestar
i shoqërisë i cili është duke ecur në rrugë
vritet
qëllimisht nga një palë tjetër? Sipas nesh,
përgjigja do të ndryshonte lehtësisht nga njëri
shtet në tjetrin. Duhet të egzistojë një
ligj që e ndalon këtë veprim (kundravajtje penale) dhe
duhet të egzistojë një mjet për të ndëshkuar
palën që privoi nga jeta pjestarin e shoqërisë.
Në këtë rast jeta duhet të mbrohet me ligj në
Kushtetutë. Pyetja më e vështirë është
“si”?
Egziston një numër komponentësh ligjorë të
mundshëm--disa në Kushtetutë e disa në ligje të
veçanta. Për shembull:
Ndalimi i vrasjes dhe parashikimi i një mjeti ligjor për ndëshkimin
e personit që kryen këtë krim;
Masa për mbrojtjen e qytetarëve dhe për t’u garantuar
atyre një ambjent jetese më
të sigurtë nëpërmjet një policie dhe një
sistemi hetimi të organizuar të cilët assistojnë
në parandalimin e krimit;
Ndalimi me ligj i aplikimit të të drejtës zakonore e
cila motivon shumë veprime të
cilat mund të klasifikohen si shkelje të ligjit;
Rregullimi i abortit ose inkurajimi i grave dhe vajzave për të
mos e aplikuar atë, (në
disa shtete aborti është i ndaluar me ligj si një mënyrë
e mbrojtjes së të drejtës për të
jetuar);
Aplikimi i të drejtës ndërkombëtare dhe në
mënyrë të veçantë aplikimi i traktateve
dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,
të cilat janë specifike dhe i
detyrojnë shtetet palë të mbrojnë dhe të garantojnë
këto të drejta themelore.
Nga jeta e përditshme dhe eksperienca, kuptohet fare qartë
se e drejta për të jetuar është
pjesë e secilit. Por instrumente ligjorë të ndryshëm
e shprehin ose e interpretojnë këtë të
drejtë në mënyra të ndryshme gjë që disa
herë e bën problemin më të vështirë.
Ky problem
ka dy komponentë veçanërisht të vështirë.
E para, kush është secili? Mund të jetë edhe
një fëmijë që ende s’ka ardhur në jetë?
Dhe
në qoftë se bëhet fjalë për një fëmijë
që ende s’ka lindur kur konsiderohet i gjallë ky i
fundit? Kjo jetë duhet të mbrohet që nga momenti
i konceptimit apo më vonë?
E dyta, shumë shtete, parashikojnë në legjislacionin
e tyre aplikimin e dënimit me vdekje për
krime të ndryshme. Eshtë e drejtë që qytetarët
të denohen me vdekje? A mundet që një
shteti i cili përpiqet të mbrojë të drejtën
e qytetarëve për të jetuar të kërkojë dënimin
me
vdekje?
Këtu gjejmë një varietet çështjesh dhe problemesh që duhen marrë në konsideratë.
E para, është e vështirë të përcaktohet
se ç’është e drejta për të jetuar në kontekstin
e një
fëmije që ende s’ka ardhur në jetë. A do
të thotë kjo që aborti duhet të jetë i ndaluar?
Nga
ana tjetër, a është ky, një interpretim i drejtë
i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut
dhe gjithashtu i instrumenteve të tjerë ligjorë?
Ky është një problem që i përket
jurisprudencës mbi të cilin kanë shumë komente
dhe këndvështrime të ndryshme. Por,
kryesorja është se si kushtetuta e një vendi do të
reflektojë një problem kaq të rëndësishëm.
Eshtë e qartë se kushtetuta demokratike e një shteti
demokratik duhet të mbrojë një të
drejtë themelore siç është e drejta për
të jetuar. Problemi më i vështirë rrjedh nga
fakti nëse
duhet të lejohet apo të kufizohet në një farë
mënyre aborti përkundrejt mbrojtjes së të
drejtës për të jetuar.
E dyta, e njëjta gjë qëndron edhe për sa i përket
ndalimit të dënimit kapital. Ky është një
problem delikat. Është e vërtetë që
në qoftë se një shtet do të jetë palë në
marrëveshjet
ndërkombëtare ose do të ratifikojë konventa, (për
shembull Komuniteti Europian dhe
protokolli i tij), ata mund të jenë të detyruar të
respektojnë mbrojtjen e disa të drejtave të
njeriut, një ndër të cilat mund të jetë ndalimi
i dënimit me vdekje. Deri ku mund të shkojë
kjo? Kjo varet varet nga fakti nëse kushtetuta ndalon dënimin
me vdekje dhe nëse ajo i
përfshin këto norma ndërkombëtare. Në
qoftë se shohim vendet e tjera, veçanërisht vendet
e zhvilluara perëndimore të cilat janë të orientuara
plotësisht drejt demokracisë, në
përgjithësi ato e ndalojnë dënimin me vdekje.
Shqipëria, si një vend në të cilin ka nisur
proçesi i zhvillimit, ka pengesa sociale të cilat e bëjnë
më të vështirë aplikimin e një
legjislacioni demokratik. A duhet Shqipëria të ketë
një standart të ndryshëm në këtë fushë?
Kjo është një pyetje që kërkon kohë për
t’u zgjidhur dhe varet nga niveli i shoqërisë sonë
civile si dhe nga niveli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të
kësaj të fundit.
Si konkluzion--a duhet që një kushtetutë demokratike
të ndalojë apo të lejojë abortin ose
dënimin me vdekje si një mënyrë për të
mbrojtur të drejtat e njeriut? Kjo është pyetja e
Shqipërisë dhe opinionit të saj publik mbi këto
çështje specifike. Cdo pjestar i shoqërisë
shqiptare zotëron të drejtën për të jetuar
dhe kjo e drejtë duhet mbrojtur në të ardhmen.
Ata nuk duhet të privohen nga kjo jetë deri në rastin
kur ky privim i jetës është i parashikuar
me ligj në mënyrë që të mbrohet jeta e pjestarëve
të tjerë të shoqërisë. Problemi më
i
vështirë qëndron në faktin se deri ku do të
shkojë shteti në përcaktimin e kësaj ideje në
Kushtetutën e tij.
Punuar nga Ardita N. Abdiu, Koordinatore e QAKAPP-it, Konsulente Ligjore
ABA/CEELI
Organizata e Juristëve Amerikanë (ABA) Iniciativa Ligjore
për Europën Qëndrore e
Lindore
Rr. Ismail Qemali, Pall. 34, Ap. 2
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355 42 346 24
Fax: 355 42 331 97
E-mail: [email protected]