Hyrje
Vendimi kushtetues nëse duhet të krijohet një sistem
bikameral (dydhomësh) apo
unikameral (njëdhomësh) është një vendim i
rëndësishëm. Megjithëse nuk ka përgjigje
të
thjeshta të kësaj pyetje, mund të bëhen disa përgjithësime.
Ndërsa sistemet federale
priren drejt pasjes së një sistemi legjislativ dydhomësh,
që mund të besohet se siguron
përfaqësimin e shteteve ose provincave, shtete të vogla
me qeverisje unitare, priren drejt
vendosjes së sistemeve njëdhomëshe. Gjithashtu
përgjithësisht shtetet e mëdha me një
numër të madh popullsie, priren drejt pasjes së një
sistemi dydhomësh.
Bikameralizmi
Një legjislativ bikameral ka dy dhoma, shpesh të klasifikuara
si dhoma e ulët dhe e lartë.
Përbërja e dhomave të ulta (me emra të tillë
si Dhoma e Përfaqësuesve, Dhoma e
Komuneve, Dhoma e Deputetëve, dhe Asambleja Federale) është
në përgjithësi
proporcionale, e bazuar në popullsinë nëpërmjet
të cilës çdo anëtar i zgjedhur përfaqëson
një numër të caktuar qytetarësh. Dhomat e
Larta (zakonisht të quajtura Senat, Dhoma e
Lordëve, ose Këshilli Federal) ndryshojnë në mënyrë
të konsiderueshme në përbërjen
dhe mënyrën me të cilën zgjidhen anëtarët
e tyre. Disa dhoma të larta përfaqësojnë
ndarjet rajonale dhe shtetërore, si në Shtetet e Bashkuara
dhe Gjermania, ndërsa të tjera
si Anglia dhe Kanadaja, janë të emëruara (ose të
trashëguara). Në përgjithësi, dhomat e
larta priren të jenë organe të vogla legjislative, anëtarët
e të cilave shërbejnë për një kohë
më të gjatë sesa homologët e tyre të dhomave
të ulëta.
Autoriteti i të dy dhomave në sistemet dydhomëshe, ndryshon
shumë nga njëri vend në
tjetrin. Në pjesën më të madhe të rasteve
dhoma e lartë ka autoritet më të kufizuar sesa
dhoma e ulët. Ky kufizim i autoritetit të dhomës
së ulët, mund të kuptojë që ajo ka vetëm
kompentencën për të shtyrë ose për të
rishikuar legjislacionin e përshtatur nga dhoma e
ulët, dhe/ose që ka kompetencë më të kufizuara
në çështjet e buxhetit dhe ato financiare.
Nga ana tjetër, ka edhe sisteme dydhomëshe, si ai i Shteteve
të Bashkuara, në të cilat të
dy dhomat kanë kompetencat të barabarta ose të barazpeshuara,
dhe të dyja dhomat
kanë të njëjtat kompetenca për të rishikuar,
ndryshuar ose përshtatur legjislacionin.
Përparësitë që i Atribuohen Sistemit Dydhomësh Janë Mundësitë e tij për:
të përfaqësuar formalisht një diversitet më
të madh të votuesve në një dhomë
legjislative, qoftë kjo përsa i përket shteteve, provincave
apo territoreve, apo një
segmenti (etnik ose me bazë klasore) të popullsisë;
të lehtësuar zhvillimin e debatit gjatë procesit legjislativ;
të penguar kalimin e një legjislacioni të mangët
ose të përshpejtuar; dhe
të siguruar një mundësi për forcimin e kontrollit
të ekzekutivit.
Unikameralizmi
Legjislativi njëdhomësh ka një dhomë dhe gjendet
zakonisht në vendet me një qeverisje
unitare sesa në ato me sistem federal të qeverisjes.
Një studim i kryer në 66 shtete
unitare tregoi se 54 kishin legjislativ njëdhomësh dhe vetëm
12 sistem dydhomësh.
Legjislativi njëdhomësh përfshin një dhomë
të vetme të zgjedhur nga populli. Në vitin
1976, Portugalia miratoi një kushtetutë të re me një
sistem njëdhomësh; si një vend me
një popullsi prej 10 milionë banorësh, portugalia është
sot demokracia më e madhe
perëndimore pa një dhomë të dytë.
Përparësitë që i Atribuohen Sistemit Njëdhomësh Janë Mundësitë e tij për:
të dekretuar në mënyrë të shpejtë legjislacionin
e propozuar, sepse nuk ka nevojë
të pajtojë projektligje divergjente të përgatitura
nga dhoma të ndryshme;
të siguruar rritjen e besueshmërisë sepse përfaqësuesit
e zgjedhur nuk mund të
fajësojnë dhomën tjetër në rast se nuk aprovohet
legjislacioni, dhe ka më pak
zyrtarë të zgjedhur për t’u kontrolluar nga popullsia;
dhe
t’i kushtuar më pak shtetit dhe tatimpaguesve.
Ndryshimet e Dhomave
Ndërmjet shumë demokracive të reja që po ndërtohen,
shumë e kanë zëvendësuar
sistemin njëdhomësh me atë dydhomësh. Një
shembull kryesues është Rumania (me një
popullsi prej 8 milionë banorësh) e cila pas rënies
së komunizmit në vitin 1989, vendosi
një institucion dydhomësh. Ligjvënësit rumunë
raportuan se ata favorizuan sistemin
dydhomësh sepse e ndjenin se ai do të parandalonte përqëndrimin
e pushtetit tek
ekzekutivi dhe do të përmirësonte cilësinë
e legjislacionit. 143 anëtarët e Senatit dhe 328
anëtarët e Dhomës së Deputetëve, kanë
afërsisht të njëjtat kompetenca. Të dy palët
janë
të zgjedhura për një periudhë 4-vjeçare
nëpërmjet përfaqësimit proporcional. Kritikët
rumunë ndaj këtij rregullimi argumentojnë se dhomat
janë të tepërta sepse ato kanë të
njëjtin autoritet dhe të njëjtën bazë elektorale.
Këta kritikë vënë në dukje gjithashtu se
mbajtja pezull midis të dy dhomave ka shkatërruar aftësinë
e legjislativit për të kontrolluar
ekzekutivin dhe ka ulur besueshmërinë publike të institucionit.
Kurgistani ka miratuar gjithashtu një sistem dydhomësh në
erën postkomuniste ndoshta që
i detyrohet paqartësisë së vetë tekstit kushtetues
dhe ligjvënësit shtrojnë ende problemin e
zgjidhjes së ndryshimeve në tekstet legjislative të
miratuara nga të dy dhomat.
Ndërsa disa shtete të reja kanë lëvizur drejt sistemit
dydhomësh, legjislativë të tjerë të
krijuar, kanë lëvizur në drejtim të kundërt.
Suedia, një vend me një popullsi sa ajo e
Rumanisë, miratoi një legjislativ dydhomëshe në
vitin 1867. Sidoqoftë, në vitin 1971, si
rezultat i bllokimit legjislativ dhe i stanjacionit politik,
partitë politike të Suedisë vendosën
të ndryshonin kushtetutën dhe të siguronin një
legjislativ një dhomë. Në mënyrë të
ngjashme, në vitin 1950, pas 96 vitesh të një legjislativi
dydhomësh, Zelanda e Re u
konvertua në një sistem njëdhomësh për shkak
të një konsensusi sipas të cilit dhoma e
lartë e emëruar ishte krejtësisht e panevojshme.
Konkluzione
Duke përmbledhur, legjislaturat dydhomëshe i gjejmë më
tepër në vende të mëdha dhe
më heterogjene dhe ato njëdhomëshe në vende relativisht
më të vogla dhe me popullsi më
homogjene. Siç kanë përcaktuar shumë ekspertë,
një arsye e fortë pro sistemit
dydhomësh mund të jetë kur një dhomë e lartë
përfaqëson rajone, shtete, provinca, ose
grupe etnike në një shoqëri thellësisht të
ndarë. Sidoqoftë, këta ekspertë nënvizojnë
gjithashtu se edhe në shtetet federale dhe/ose vendet e ndara,
sistemi dydhomësh nuk ka
kuptim, nëse të dy dhomat zgjidhen në të njëjtën
mënyrë.
Punuar nga Susan R. Benda
National Democratic Institute for International Affairs
1717 Massachusetts Avenue, NW Fifth Floor
Washington, DC 20036
Tel: 202-328-3136
Fax: 202-265-0168
E-mail: [email protected]