E drejta per respektimin e korrespondences i perket grupit te te drejtave
private dhe
parashikohet ne nenin 8 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut.
Ne perfundimet e
Konferences se Juristeve te Vendeve te Veriut me teme “Mbi te Drejten
per respektimin e
Jetes Private”, e drejta e korrespondences eshte rradhitur si nje nga
elementet shtese te se
drejtes se Jetes Private.
Koncepti “korrespondence” perfshin ne vetvete te gjitha format e komunikimeve,
te cilat
realizohen nepermjet letrave, bisedave telefonike, mesazheve teleks,
telegrameve,
transmetim te dhenash ose fakse, si dhe te gjitha formave bashkekohore
te transmetimit te
mesazheve radio, etj.
Pergjimi i korrespondences eshte perdorur si nje nga mjetet me frytdhenese
per
parandalimin dhe/ose hetimin e krimeve te ndryshme. Por, ne rastet
kur perdoret pa
respektuar kufijte ligjore, pergjimi i komunikimeve mund te konsiderohet
si nje nga mjetet
me te rrezikshme nepermjet te cilit mund te cenohet me lehtesi e drejta
e jetes private.
Me qellim qe te minimizihen pasoja te tilla, duhet te kete nje mase
mbrojtje ne legjislacionin
e brendshem kunder nderhyrjes arbitrare nga autoritetet shteterore
ne te drejten e
korrespondences. Ligji duhet te jete mjaft i qarte ne parashikimet
e tij per t’i siguruar
shtetasve mbrojtjen e duhur dhe t’i njohe ata me rrethanat dhe kushtet
ne te cilat autoritetet
shteterore mund te ndermarrin nderhyrjen e rrezikshme te mundshme ne
te drejten per
respektimin e jetes private dhe te korrespondences. Ne qofte se ligji
nuk tregon me qartesi
te mjaftueshme qellimin dhe menyren e ushtrimit te se drejtes se cenimit
te dhena
autoriteteve, atehere mungon minimumi i mbrojtjes ligjore qe duhet
te kene shtetasit nga
shteti ligjor ne nje shoqeri demokratike.
Ne fjale te tjera, cenimi i korrespondences duhet te jete i ligjshem
d.m.th. ne cdo rast “ne
perputhje me ligjin”. Shprehja “ne perputhje me ligjin”, sipas kuptimit
te nenit 8/2 kerkon se
pari qe masa e marre duhet te kete baze ne ligjin e brendshem; ajo
i referohet gjithashtu
cilesise se ligjit ne fjale, duke kerkuar qe ligji te jete i kuptueshem
per cdo njeri i cili duhet te
jete ne gjendje te parashikoje edhe pasojat per te dhe te pershtase
sjelljen e tij me ligjin ne
fuqi.
Ligji duhet te parashikoje jo vetem detyren e shtetit per mosnderhyrje
ne komunikimet por
gjithashtu edhe te drejten e tij per te lejuar pergjimin e komunikimeve
postare dhe telefonike
“ne interes te sigurimit kombetar” dhe/ose “per parandalimin e crregullimeve
dhe te
krimeve”. Sipas mendimit te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut,
e drejta per
pergjim eshte e lejueshme per parandalimin e spiunazhit dhe terrorizmit
dhe te krimeve te
kesaj natyre.
Vende te ndryshme kane sisteme te ndryshme te parashikimeve ligjore
mbi pergjimin e
komunikimeve. Disa vende te tilla si Gjermania dhe Mbreteria e Bashkuar
kane aprovuar
akte ligjore te vecanta mbi pergjimin e komunikimeve. Vende te tjera,
si Franca, kane
dispozita te vencanta te shperndara ne kode te ndryshme, ligje ose
akte te tjera ligjore
nepermjet te cilave eshte mbrojtur e drejta e korrespondences. I njejti
sistem eshte zbatuar
nga vendi yne por, me lehtesi mund te vihet re mungesa e dispozitave
te detajuara dhe te
mjaftueshme ne legjislacionin shqiptar. Praktika nderkombetare ka ndihmuar
ne arritjen e
perfundimit qe nje akt ligjor i vecante mbi pergjimin e komunikimeve
nevojitet jo vetem per
vendet e Sistemit Kontinental por gjithashtu edhe per vendet e Common
Law ashtu sic ka
bere Mbreteria e Bashkuar ne 1985.
Ligji i brendshem i vecante mbi pergjimin e komunikimeve duhet te perfshije
pergjimin e te
gjitha formave te komunikimit, pavaresisht nga natyra e tyre.
Zakonisht ne baze te ligjit, pavaresisht nga sistemi i zbatuar, lejimi
per pergjimin e
komunikimeve jepet nepermjet nje urdhri te leshuar nga autoriteti
perkates i cili zbaton
kritere te caktuara si p.sh.“Dyshim i aresyeshem”. Nje urdher mund
te leshohet vetem kur
autoriteti shteteror e quan ate
te nevojshem ne keto raste:
(1) ne interes te sigurimit kombetar
(2) per parandalimin ose zbutjen e krimeve te renda
(3) per ruajtjen e mireqenies ekonomike te vendit
Nje urdher mund te percaktoje pergjimin ne me shume se nje adrese por
ato duhet te jene
te percaktuara me saktesi por, gjithnje duke patur si pike referimi
nje ose disa adresa
komunikimet hyrese ose dalese te te cilave do te perdoren per personin
e percaktuar ne
urdher.
Ne kete kuptim urdhri eshte specific si per personin ashtu edhe per
vendbanimin objekt i
pergjimit. Nje urdher mund te autorizoje gjithashtu pergjimin e me
shume se nje linje
telefonike.
Cdo urdher zgjat per nje periudhe kohe te caktuar por, ajo mund te jete
e rinovueshme.
Ligji duhet te parashikoje se sa here mund te rinovohet nje urdher
dhe per me teper nuk
duhet te caktohet nje maksimum kohor tej se ciles urdhri nuk mund te
rinovohet.
Per sa i perket cenimit te korrespondences postare dhe te bisedave telefonike,
nga natyra e
tyre, rregjistrimi i numrit te letrave, pakove, etj, dhe faturimi i
bisedave telefonike duhet te
dallohet nga hapja e korrespondences postare dhe rregjistrimi i permbajtjes
se bisedes
telefonike; keto te fundit jane te paligjshme dhe te padesherueshme
ne nje shoqeri
demokratike edhe sikur te jene te justifikuara:
-Procesi i njohur si faturim i bisedave telefonike perfshin perdorimin
e nje sistemi i cili
rregjistron numrat e thirrur nga nje telefon i caktuar, si dhe kohen
dhe kohezgjatjen e seciles
prej tyre, me qellim qe te sigurohet qe abonentit i jane faturuar me
saktesi bisedat e tij ose te
hetoje ankesat dhe/ose abuzimet e mundshme te sherbimit. Faturat e
bisedave telefonike
permbajne informacion vecanerisht per numrat e thirrur, i cili eshte
nje element thelbesor ne
komunikimet e bera nepermjet telefonit. Si pasoje, dhenia e informacionit
autoriteteve pa
miratimin e abonentit perben nje nderhyrje ne te drejten e mbrojtur
nga Neni 8.
-Hapja e korrespondences postare dhe rregjistrimi i permbajtjes se bisedave
telefonike
perben nje kercenim te fshehtesise se jetes private ne kuptimin e nderhyrjes
fizike ne jeten
private te individit.
Duke marre parasysh ndryshimin e mesiperm, nje urdher duhet te percaktoje
tipin e
nderhyrjes ne korrespondencen postare dhe ne bisedat telefonike.
Operatoret e sherbimit postar dhe te telekomunikacioneve ndeshen me
ceshtjen e mprehte
te respektimit te fshehtesise se korrespondences. Ne qofte se per hapjen
e
korrespondences postare dhe per pergjimin fizik te bisedes operatoret
procedojne vetem ne
baze te parashikimeve dhe procedurave te shprehura ne ligj (ne keto
raste konfliktet e
natyres se shkeljes se te drejtave te njeriut qe lindin jane te pastra),
gjate procesit te
rregjistrimit te numrit te letrave, pakove, plikove, etj, dhe faturimit
te bisedave telefonike te
abonentit nga operatoret perkates, ekziston nje ndryshim shume i vogel
midis veprimtarise
normale te bisnesit dhe respektimit te se drejtes se individit per
ruajtjen e fshehtesise se
korrespondences, ndryshim i cili duhet te kalohet vetem ne perputhje
me ligjin.
Punuar nga Ardiana SHEHI
Albanian Mobile Communications